Debatik Curri i reagon Ismet Munishit: FFK-ja nuk i ka lënë 22 xhiro, por më shumë

Futboll

Debatik Curri i reagon Ismet Munishit: FFK-ja nuk i ka lënë 22 xhiro, por më shumë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 23:39
Debatik Curri

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi duke folur për vazhdimin e garave në futbollin e Kosovës, ka folur në lidhje me pakënaqësitë e klubeve si dhe kushtet e klubeve në përgjithësi.

Munishi tha se nuk i kupton pakënaqësitë e klubeve tjera, duke thënë: “Nuk e di se ku ka qenë klubet në 22 xhiro, por tani thonë se në vazhdim mund të bëhen lider”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri, i cili në “Dueli Sportiv”, tha:

“Nuk pajtohem me Ismet Munishin në lidhje me renditjen. FFK-ja nuk i ka lënë 22 xhiro, por më shumë, kështu që në vazhdim mund të ndryshojnë rrjedhat”.

“I kemi të gjitha kushtet si FC Prishtina, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ i plotëson kushtet, dhe i kemi të gjitha kushtet”, tregon më tej Curri.

“Sa i përket shkollës të rinjëve, pesë futbollistë të juniorëve kanë dalur në skuadrën e parë, kurse vitin e kaluar, katër tjerë. Dy prej tyre mund të debutojnë edhe në ndeshjen ndaj Drenicës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat