Lotët e gëzimit të një skuadrës së Kosovës

Futboll

Lotët e gëzimit të një skuadrës së Kosovës

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:54
Lotët e gëzimit të një skuadrës së Kosovës

Tifozët e klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj, “Shqiponjat e Zeza”, me një foto kujtojnë lotët e derdhur në Gjakovë. 
“Kjo foto flet vetë!

Kjo foto i dedikohet të gjithë klubit, duke filluar nga lojtarët e deri tek drejtuesit më të lartë të KF DRENICËS!

Sot Drenica jonë do përballet me ekipin e Prishtinës në gjysmëfinalen e digitalb kupës, mirëpo do udhëtoj e vetme për shkak të gjendjes së pandemisë. Edhe pse tribuna do të jetë e zbrazur Shqiponjat do të jenë perherë në përkrahje të juaj, andaj iu lutemi të gjithë klubit që para se të hyni në lojë vetem rikujtojeni këtë foto, motivohuni, reflektoni dhe bëjeni më të mirën nga ju.

Sa për zërat e manipulimeve ne nuk merremi me atë pjesë, ajo që duam të gjithë është fitorja, të kalojmë në finale e po aty të shpallemi kampion. Kjo është mënyra e vetme që lotët e kolegut tonë e shumë simpatizantëve të ekipit të kthehen në lotë të gëzimit!

Të dashur lojtarë që të gjithë e dijmë që jeni profesionist dhe e dini detyrën e juaj mirepo sot nga ju kërkojmë maksimumin, kërkojmë që t'ua plotësoni ëndrrën qindra personave, andaj ju këtë mundësi e keni në dorë SOT, ju sot vendosni nese do mbetemi sërish ndër ekipet pa kupë, ju sot keni frerët e lojës, e çka duhet t'iu interesoi sot është vetem FITORJA.
Ne besojmë në ju, andaj iu lutemi mos na zhgënjeni”, shkruan në faqen e tifozëve “Shqiponjat e Zeza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat