Tronditet edhe futbolli shqiptar

Futboll

Tronditet edhe futbolli shqiptar

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:04
Tronditet edhe futbolli shqiptar

Tronditet edhe futbolli shqiptar nga Koronavirusi, teksa 24 orë para rifillimit të kampionatit, një lojtar i Bylisit dyshohet se ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Një nga lojtarët e Bylisit ka rezultuar pozitiv dhe ka sjellë ankth të madh te pjesa tjetër e skuadrës.

Thuhet se lojtari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Shkodrës, ku mendohet se ka rënë në kontakt me virusin.

Një lajm ky shumë i keq për kampionatin shqiptar, i cili do të rinisë ditën e nesërme pas diskutimeve të shumta prej kohësh.

Bylisi ka në përbërje një futbollist nga Shkodra, pikërisht 19-vjeçarin Eridon Qardaku, por nuk ka ende një konfirmim nëse ai ka rezultuar pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat