Dita: Të ruajmë ritmin e fitoreve, kemi besim te vetja

Futboll

Dita: Të ruajmë ritmin e fitoreve, kemi besim te vetja

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 15:54
Dita: Të ruajmë ritmin e fitoreve, kemi besim te vetja

Bruno Dita, me mbylljen e kampionatit për shkak të pandemisë, ishte një prej lojtarëve më kyç të Skënderbeut dhe rikthimi në fushë ka risjellë entuziazmin tek ai ashtu si te çdo lojtar tjetër bardhekuq, por ajo që shpresohet tanimë është rigjetja e asaj forme që skuadra ka patur përpara ndërprerjes.

Shpresoj që të mos kemi dëmtime dhe të kapim ritmin që kishin para pandemisë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Në sfidën me Partizanin, Skënderbeu shpreson ta rinisë aty ku e mbylli, me fitore, dhe për Ditën ekipi e ka forcën e duhur për ta bërë diçka të tillë dhe në kryeqytet.

Shpresoj të jemi në ritmin e duhur, jo thjesht sa i përket lojës, por me tripikëshin. E mbyllëm 2020 me pesë fitore rresht, kemi ndalur edhe Tiranën në kryeqytet, një ekip që është për kampion. Do të bëjmë mirë, jemi besim te vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat