Edhe një “bombë” për Paçaradën, në përbërjen më të mirë në Gjermani - Bota Sot
Edhe një “bombë” për Paçaradën, në përbërjen më të mirë në Gjermani

Futboll

Edhe një “bombë” për Paçaradën, në përbërjen më të mirë në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:12
Edhe një “bombë” për Paçaradën, në përbërjen më të mirë në Gjermani

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është në përbërjen më të mirë të javës së 29-të të Bundesliga II. 

Futbollisti nga Kosova, djali i ish portierit të mirënjohur, Shukriut, është vlerësuar lartë nga mediat gjermane.

E përditshmja sportive gjermane “Kicker” ka përzgjedhur përbërjen më të mirë dhe aty është edhe Paçarada, i cili tregoi lojë të madhe për Sandhusenin dhe asistoi edhe për golin e fitores bindëse me 3:1 kundër Hannoverit. 

Image

Ai përveç që është në përbërjen e javës, u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. 
Sandhausen është në vend të 10-të me 36 pikë dhe shumë afër që të sigurojë ekzistencën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat