Real Madrid do të braktisë tempullin e tij të futbollit

Futboll

Real Madrid do të braktisë tempullin e tij të futbollit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:43
Real Madrid do të braktisë tempullin e tij të futbollit

Real Madrid do të braktisë tempullin e tij të futbollit për pjesën e mbetur të sezonit.

Një vendim i marrë nga Blancos, që ka një arsye të qartë. Sipas Marca, Florentino Perez, presidenti i merengues ka zyrtarizuar tashmë, se ndeshjet e mbetura të Liga do të diskutohen, nga skuadra e Zinedine Zidane, në fushën e stadiumit Alfredo Di Stefano, në Valdebebas, në mënyrë që të favorizojë zhvillimin e punëve për ristrukturimin e Santiago Bernabeu, tempulli historik i ‘Casa Blanca’.

Presidenti i Real Madrid i ka shkruar ortakëve të klubit, duke lajmëruar se, në ditët e ardhshme, do të vlerësohen “opsione të ndryshme në lidhje me rimbursimet e abonentëve që nuk mund të ndjekin ndeshjet e skuadrës, për shkak të masës që është marrë nga qeveria që i ndalon spektatorët të futen në stadium.

“Dua të falenderoj, e të shpreh mirënjohjen time personale, për ortakët që, me bujarinë e tyre, kanë mbështetur klubin, duke hequr dorë nga të drejtat që derivojnë nga ndërprerja e aktivitetit agonistik – ka shkruar Perez -. Në ditët e ardhshme do të merrni një komunikim me opsionet e ndryshme mbi ofertat për abonetntët, për të kompensuar kalimin e ndeshjeve të sezonit në vijim që, sipas parashikimit, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

“Për këtë arsye kemi marrë vendimin që të luajmë në stadiumin Di Stefano”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat