Talenti i Kosovës U-21 flet për zërat se po kërkohet nga Maqedonia e Veriut

Futboll

Talenti i Kosovës U-21 flet për zërat se po kërkohet nga Maqedonia e Veriut

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:47
Talenti i Kosovës U-21 flet për zërat se po kërkohet nga Maqedonia e Veriut

Futbollisti i talentuar shqiptar më origjinë nga Kumanova, Valon Hamdiu, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës zvicerane të Winterthur, ka përgënjeshtruar zërat e fundit, lidhur me një kalim të tij të mundshëm te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për “infOSport.mk”, Hamdiu tha se deri më tani askush nuk e ka kontaktuar nga vendlindja e tij.

“Deri më tash mua askush nuk më ka kontaktuar, sinqerisht nuk e di nga kanë dalë këto informacione. Unë jam pjesë e Kosovës, kjo është e vërteta për momentin”, tha Valon Hamdiu.

21-vjeçari Hamdiu luan si qendërmbrojtës, ndërsa llogaritet si një talent me të ardhme të ndritur.

Ai nga muaji maj u pajis me pasaportë të Kosovës, duke iu bashkuar kështu përfaqësueses U-21 të Kosovës.

Kujtojmë se përveç Maqedonisë së Veriut, më herët për ta bërë për vete kishte tentuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat