Akuza e rëndë: Babai im vdiq...

Futboll

Akuza e rëndë: Babai im vdiq...

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:49
Akuza e rëndë: Babai im vdiq...

Liverpool-Atlético Madrid, e luajtur më 11 mars, ishte një nga ndeshjet e fundit normale, para fillimit të pandemisë së COVID 19 në të gjithë botën. Diçka që tashmë është kritikuar shumë, për shkak se emergjenca mjekësore duket se ka qenë e pranishme që në atë kohë, madje infeksioni është përhapur gjerësisht mes tifozëve të asaj ndeshjeje Champions-i, ashtu sikurse përflitet edhe për Valencia-Atalanta. Akuza e radhës për këtë vjen nga një familje britanike, që denoncon atë që ndodhi në atë sfidë, të luajtur në “Anfield”, e cila çoi në kualifikimin e “rojiblancos”.

Veç tifozëve vendas, në atë ndeshje ishin të pranishëm edhe mijëra të tjerë nga Madridi.

Për “Daily Mail”, të afërmit e Richard Mawson, i cili vdiq më 17 prill për shkak të koronavirusit, kërkojnë hetim të asaj që ndodhi. “Me 99 për qind virusin e mori atje, në atë ndeshje, në stadium. Richard doli nga shtëpia shëndosh e mirë, nuk kishte patologji të mëparshme (70 vjeç) dhe kaloi përmes tifozëve të Atlético Madridit, gjatë hyrjes në stadium. Natyrisht, ne e dinim se virusi po qarkullonte përreth, por kur qeveria jote të thotë se gjithçka është në rregull…, nuk i kushtoni vëmendje situatës”, – shpjegon djali i tij.

Richard vdiq një muaj më pas, por me sa duket ka kontaktuar me sëmundjen në ndeshjen e Champions-it. Tani të afërmit e tij po kërkojnë shpjegime dhe të hapet një hetim për atë që ndodhi: “Qeveria veproi shumë vonë, e dinte se kjo do të ndodhte. Tani nuk besojmë më në ato që thonë autoritetet, jemi të tmerruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat