Futbollistët e Vllaznisë marrin vendimin e rëndësishëm - Bota Sot
Futbollistët e Vllaznisë marrin vendimin e rëndësishëm

Futboll

Futbollistët e Vllaznisë marrin vendimin e rëndësishëm

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 17:07
Futbollistët e Vllaznisë marrin vendimin e rëndësishëm

Dritë në fund të tunelit për Vllazninë. Klubi ka arritur të zgjidhë situatën kaotike të krijuar ditën e djeshme, duke bindur lojtarët, që të udhëtonin drejt Vlorës, për ndeshjen ndaj Flamurtarit që është planifikuar të zhvillohet ditën e nesërme. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, teksa lojtarët së bashku me stafin, kanë pozuar së bashku, para nisjes drejt Vlorës.

Edhe pse Këshilli Bashkiak dha pak ditë më parë “dritën jeshile” për rrogat e prapambetura, lojtarët nuk kishim marrë ende asgjë deri ditën e djeshme. Të lodhur nga pritja, ata i kanë vënë ultimatum Bashkisë Shkodër. Nuk dihet nëse ngërçi financiar është zgjidhur, apo thjesht lojtarët janë bindur, duke iu premtuar zgjidhje në ditën në vijim…

"Pak minuta më parë ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Vlorës, qytet ku do të luajë pasditen e së mërkurës ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Flamurtarit.

Të gjithë futbollistët dhe pjestarët e stafit teknik dhe atij mjekësor, të paisur me maska e doreza janë ngjitur në autobuzin e ekipit i cili ka qenë i paisur edhe me dezinfektuesit e duhur dhe kësisoj Vllaznia duke zbatuar të gjitha rregullat e protokollit të hartuar nga FSHF dhe të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka vijuar rrugën drejt Vlorës për t’u bërë gati kësisoj për takimin e rradhës për kampionat ku padiskutim që do të synojë fitoren", njodton klubi shkondra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat