Sezoni i ri fillon në Austri!

Futboll

Sezoni i ri fillon në Austri!

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 17:22
Sezoni i ri fillon në Austri!

Tashmë është zyrtare, sezoni i ri i Formula 1 do të nisë fundjavën e 4 dhe 5 korrikut. Katër ditë pasi Ministria Austriake e Shëndetësisë dha “dritën jeshile” për zhvillimin e aktiviteteve sportive në vend, Formula 1 konfirmoi për mbajtjen e dy garave të para të sezonit atje, më 5 dhe 12 korrik, si dhe të garës së tretë në Hungari.

Sipas kalendarit të publikuar nga Formula 1, më pas është programuar një pushim prej dy javësh, i ndjekur nga 2 gara në Britaninë e Madhe, një në Spanjë, e më pas në Belgjikë e Itali.

Të gjitha garat do të zhvillohen me dyer të mbyllura, ndërsa pjesëmarrësit do të ndjekin rregullat e përcaktuara për minimizimin e përhapjes së Covid-19.

Drejtuesi e F1 thanë se deri në dhjetor 2020 shpreson të ketë realizuar 15-18 gara, për të përmbyllur kështu sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat