Dorëzohet Gani Sejdiu: Nuk kemi shanse në ndeshjen e kthimit

Futboll

Dorëzohet Gani Sejdiu: Nuk kemi shanse në ndeshjen e kthimit

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:21
Gani Sejdiu

Pas më shumë se dy muaj pauzë futbolli elitar i Kosovës është rikthyer me ndeshjen e parë gjysmëfinale të kupës.

Prishtina ka siguruar fitoren prej 3:0 përball Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Golat e Otto John (28’), Ahmet Januzi (44’) dhe Meriton Korenica (90’) ishin përcaktues të takimit.

Në pjesën e dytë më saktësisht para golit përfundimtar të Prishtinës, Drenica nëpërmjet Hasan Hysenit lëshoi një rast të artë për gol.

Hyseni dështoi të realizonte nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu është ankuar në lojtarët e tij për mungesë të konkretizimit të rasteve.

“Prishtina e fitoi këtë ndeshje me meritë, dhe Drenica nuk ka mundësi të rikthehet në lojë pas ndeshjes së kthimit, sepse rezultati 3-0 është i lartë, pra neve do të na duhet të koncentrohemi vetëm në luftën për mbijetesë tashmë”.

“Mendoj që pavarësisht që hymë në disavantazh 2-0 në pjesën e dytë, momenti kryesor ishte mos shënimi i penalltisë pasi pas një minute pësuam golin e tretë”.

“Pas dy golave tentuam të gjemë të paktën një gol dhe të shkonim në shtëpi më komod, por kjo ishte e pamundur, pasi pavarësisht rasteve nuk ia dolëm”, tha Sejdiu pas ndeshjes.

Kujtojmë, ndeshja e kthimit zhvillohet me 17 qershor në ‘Bajram Aliu’ të Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat