Balotelli mungon përsëri

Futboll

Balotelli mungon përsëri

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:29
Balotelli mungon përsëri

ANSA, Calciomercato.com dhe Tuttomercatoweb pretendojnë se Balotelli mungonte pa lejen e klubit këtë mëngjes.

Vjen pasi 29-vjeçari mungoi në stërvitje pa një arsye të vlefshme javën e kaluar, duke bërë që pronari Massimo Cellino t’i bie pishman pse vendosi për transferimin e tij.

Pretendohet se Cellino dëshiron një ndarje të parakohshme, ndërsa ‘SuperMario’ dëshiron ta shfrytëzojë pjesën e mbetur të kontratës së tij.

Edhe pse i kanë mbetur dy vjet në marrëveshjen e tij, bëhet e pavlefshme nëse Brescia bie në Serie B në fund të këtij sezoni.

Prandaj, të tre mediet paralajmërojnë se situata mund të keqësohet dhe të përfundojë në gjykatë, nëse Brescia heqë dorë nga ish-ylli i Interit dhe Milanit.

Balotelli u kthye në stërvitje të hënën dhe ende mund të tregojë fytyrën e tij në orën 18:00 këtë mbrëmje, kur ai ka një seancë individuale të planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat