Son: Nuk mund të tregoj për gjithçka

Futboll

Son: Nuk mund të tregoj për gjithçka

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:07
Son: Nuk mund të tregoj për gjithçka

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-Min, ka bërë të ditur se ai i kishte shijuar sfidat e vështirë me të cilat ishte përballur gjatë shërbimit të tij ushtarak për tre javë në Kore të Jugut.

Shërbimi ushtarak në Kore të Jugut ka qenë i detyrueshëm që nga viti 1957 dhe të gjithë djemtë duhet të shërbejnë për 21 muaj në ushtri, mes moshës 18 dhe 28-vjeçare. Kjo do të kishte bërë që Son të ishte detyruar ta linte anash karrierën si futbollist në Tottenham për pothuajse dy vjet në kulmin e karrierës.

Megjithatë, ylli i Tottenhamit dhe bashkëlojtarët e tij në Kombëtaren e Koresë së Jugut e zvogëluan këtë periudhë duke e fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike 2018. Tani ata janë të detyruar të bëjnë shërbim ushtarak vetëm për tre javë.

27-vjeçari shfrytëzoi vendimin për ndërprerjen e aktiviteteve sportive në Angli për ta kryer këtë detyrim në vendlindjen e tij, ndërsa tani edhe e ka komentuar këtë përvojë të tijën.

“Ishte një përvojë e mirë. Nuk mund të tregoj për gjithçka që bëra atje, por me të vërtetë e shijova. Ata ishim djelmosha shumë të këndshëm. Tre javët atje ishin të vështirë, por unë tentova t’i shijoj”, ka thënë Son.

“Në ditën e parë ne as nuk e njihnim njëri-tjetrin, kështu që situata ishte paksa e çuditshme. Por, shumë shpejt ne filluam ta njohim njëri-tjetrin. Ne e kaluam çdo ditë së bashku në një dhomë – dhjetë persona”.

“Ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin, punonim bashkë dhe e ndihmonim njëri-tjetrin, kështu që kjo ishte fantastike”.

Son kishte qenë me trupat e marinës në Ishujt Jeju, që është në pjesën jugore të Koresë së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat