Kujtim Shala si 19 vjeçar në Partizan, ja kush ishte përballë tij

Futboll

Kujtim Shala si 19 vjeçar në Partizan, ja kush ishte përballë tij

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 15:19
Kujtim Shala si 19 vjeçar në Partizan, ja kush ishte përballë tij

Në vitin 1983 Kujtim Shala si një talent i madh i KF Liria nga Prizreni ishte transferuar te skuadra e madhe e Partizanit nga Beogradi.

Kalimi në Beograd i djaloshit simpatik dhe të talentuar nga qyteti i bukur i Prizrenit kishte bërë bujë të madhe në mediat e kohës.

Shala ishte vetëm 19 vjec kur kishte veshur fanellën bardhezi.
Ai në foto është së bashku me Nenad Bjekoviq trajner i Partizanit në atë kohë.

Kujtim Shala ka bërë një karrierë të pasur futbollistike, ndërsa famën më të madhe e arriti te KF Prishtina dhe Dinamo Zagreb. Klubi i madh kroat e vlerësonte shumë.

Ai është legjendë e tyre. Ka luajtur edhe në ndeshjen historike të Kroacisë ndaj SHBA-së në vitin 1990.

Shala sot është 55 vjeç dhe prej vitesh jeton në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat