Mediumi brazilian habit se çka shkruan për Kosovë

Futboll

Mediumi brazilian habit se çka shkruan për Kosovë

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 17:32
Mediumi brazilian habit se çka shkruan për Kosovë

Pas me shumë se dy muaj disa shtete rifilluan aktivitetet sportive gjatë javës së kaluar, ndërsa dje ishte radha e Kosovës që të futej në listë.

Mediumi brazilian “Globoesporte”, ka raportuar për rikthimin e futbollit në Kosovës, e cila ndeshja e parë për Kupë, Prishtina – Drenica u zhvillua pa tifozë, por një tifo-grup qëndruan afër stadiumit “Fadil Vokrri” për ta mbështetur FC Prishtinën.
Tifozët duhej të ishin të kënaqur me rezultatin pasi FC Prishtina fitoi me rezultat 3:0 dhe është në avantazh të madh para ndeshjes së kthimit.

Kampionati vendor do të rinis në fundjavë, ku është një garë e ngushtë mes katër skuadrave të para në tabelë.

Kosova është një territor i veçantë jo vetëm në futboll, por edhe në politikë për shkak të konfliktit me Serbinë, nga e cila është pavarësuar në vitin 2008.

Nga atëherë, Kosova është njohur nga shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara, por serbët kërkojnë ende kontrollin në veriun e vendit, shkruan më tej mediumi brazilian.

Me këtë kontekst politik, Kosova arriti të anëtarësohej në FIFA në vitin 2016, duke pasur një ekip përfaqësues dhe një kampionat vendor të njohur nga UEFA.

Ndeshja e parë zyrtare e Përfaqësueses së Kosovës ishte kundër Finlandës, në eliminatoret e Kupës së Botës. Ndeshja përfundoi baras 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat