Manchester United shet yllin, kërkon 145 milionë euro nga PSG

Futboll

Manchester United shet yllin, kërkon 145 milionë euro nga PSG

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 21:07
Paul Pogba

Manchester United po përgatitet të shesë Paul Pogba-në këtë verë.

Daily Star ka shkruar se Djajtë e Kuq do të informojnë PSG-në që të bëjë gati 145 milionë euro nëse duan ta marrin Pogba.

Kampionët e Francës   kanë kohë që interesohen për mesfushorin, me këtë të fundit që thuhet se i pëlqen ideja që të bashkohet me PSG-në, që do t’i ofronte një rrogë prej 448 mijë eurosh në javë.

Sipas së përditshmes angleze, Pogba ka dëshirë të luajë me Mbappe dhe Neymar.

Për kampionin e botës flitet për një largim nga Old Trafford që nga vera e kaluar, pasi ai pranoi se është në kërkim të një “sfide të re”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat