Blerja e Schick në pikëpyetje

Futboll

Blerja e Schick në pikëpyetje

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:28
Blerja e Schick në pikëpyetje

Qëndrimi i Patrick Schick te Leipzig është në pikëpyetje të madhe.

Sulmuesi çek është në huazim këtë sezon nga Roma me të drejtë blerjeje për 29 milionë euro por sinjalet që vijnë nga klubi gjerman nuk i japin shpresë verdhekuqve.

Edhe vetë trajneri Nagelsmann deklaroi se për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga pandemia blerja e Schick është shumë e vështirë madje edhe nëse ekipi arrin kualifikimin në Champions.

Sipas tij, klubi ka një buxhet strikt që nuk lejon blerje të tillë teksa një mundësi qëndrimi për Schick ekziston nëse do të ketë 2 shitje nga reparti i avancuar, konkretisht Werner dhe Forsberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat