Tramezani rikthehet sërisht te skuadra zvicerane

Futboll

Tramezani rikthehet sërisht te skuadra zvicerane

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:21
Tramezani rikthehet sërisht te skuadra zvicerane

Ish ndihmësi trajneri te kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramezani rikthehet zyrtarisht në stolin e skuadrës së Sionit.

Pas aventurës së dështuar me Livornon në Itali, Tramezani është emëruar sërish në krye të klubit zviceran me objektivin për të shpëtuar Sionin nga rënia në Ligën e Parë të Zvicrës.

Dy eksperiencat e fundit të Tramezanit kanë qenë në Qipro, ku fitoi titullin kampion me APOEL Nikosia, sezonin e kaluar dhe me Livornon në Serie B, skuadër të cilën e drejtoi në vetëm 7 takime.

Për italianin kjo është aventura e dytë në stolin e Sionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat