Kjo është koha kur City e kupton vendimin e CAS

Futboll

Kjo është koha kur City e kupton vendimin e CAS

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:16
Kjo është koha kur City e kupton vendimin e CAS

Manchester City do të duhet të presë edhe dy muaj për të zbuluar nëse ankesa e tyre kundër pezullimit nga Liga e Kampionëve do të marr një epilog tjetër.

“Qytetarët” janë ankuar për dënimin dy vjeçar nga UEFA për mos pjesëmarrje në garat evropiane, për shkeljen e rregullave të ndershme financiare, dhe të dy palët do të paraqiten në gjykatë javën e ardhshme.

Çështja e kampionëve në fuqi të Premierligës ndodhet për shqyrtim në CAS.

Për fatin e Manchester Cityt do të vendoset brenda dy muajve, para fillimit të sezonit të ri.

Nëse apeli i Cityt dështon edhe në CAS, atëherë vendin e tyre në Ligën e Kampionëve do ta zë skuadra që renditet në vendin e pestë në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat