Ighalo realizon ëndrrën

Futboll

Ighalo realizon ëndrrën

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:26
Ighalo realizon ëndrrën

Priste me padurim të konfirmohej te Manchester United.

Odion Ighalo ka arritur ta realizojë ëndrrën e tij, duke nënshkruar një kontratë me Djajtë e Kuq deri në janarin e vitit 2021.

Shanghai Shenua ka arritur një marrëveshje me klubin anglez dhe ka bërë të mundur që dëshira e sulmuesit të kthehet në realitet.

“Jam me të vërtetë i lumtur, për mua është një ëndërr të jem këtu. Që nga momenti që e kam ardhur, dëshira ime ka qenë e qartë: të vazhdoj të vesh këtë fanellë”, ka thënë Ighalo.

Një ëndërr që, ndoshta, mund të durojë edhe më gjatë nëse ai do të konfirmojë paraqitjet e mira të bëra para ndalesës për shkak të coronavirus-it.

“Tani që klubi ka zgjatur huazimin tim deri në janar, unë mendoj vetëm se do të kem mundësinë të luajë me këtë fanellë deri në janar”.

“Dua të vazhdoj të punoj shumë, të shijoj këtë periudhë dhe të jap maksimumin për ta ndihmuar Manchester United gjithmonë dhe më lart”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat