Lojtari i Real Madrid rrezikon të burgoset, theu rregullat e karantinimit

Futboll

Lojtari i Real Madrid rrezikon të burgoset, theu rregullat e karantinimit

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 21:25
Sergio Diaz

Rregullat e karantinimit kanë hapur telashe për lojtarin e skuadrës së Real Madrid.

Sergio Diaz është mes lojtarëve që është parë të thyej rregullat e karantinës, në Amerikën Jugore.

Diaz, lojtari i huazuar te Cerro Porteno, ishte kapur nga policia teksa po qëndronte në shtëpinë e shokut të tij të skuadrës, Sebastian Ferreira.

Lojtarët tashmë do të meren në pyetje nga policia e Paraguajit, për sjelljet e tyre që nuk ishin në përshtatje me ligjin.

Diaz është pjesë e Real Madrid që nga viti 2016, pasi transferohej në Real Madrid pikërisht nga Cerro Porteno.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të meret për anëtarin e Real Madrid. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat