Tottenham huazon 175 milionë funte nga banka e Anglisë

Futboll

Tottenham huazon 175 milionë funte nga banka e Anglisë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 22:32
Ilustrim

Tottenham Hotspur ka huazuar një shumë të majme parash nga Banka e Anglisë.

Shpenzimet e mëdha të Tottenham Hotspur dhe kriza e pasuar nga koronavirusi kanë bërë që skuadra të marrë një borxh të madh.

Spurs kanë huazuar 175 milionë funte nga Banka e Anglisë, për të minimizuar impaktin financiar të pandemisë.

Spurs do të humbin 200 milionë funte në një periudhë deri në qershorin e vitit 2021, si rezultat i stadiumit të ri që nuk arrin të zhvillojë ndeshje me praninë e tifozëve.

Përveç ndeshjeve të tyre, edhe evenimente të tjera sportive që do të mbaheshin në atë arenë janë anuluar (Joshua – Pulev).

Tottenham do të ketë 0.5 % interes për secilën ratë që do të paguajë për të kthyer kredinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat