Himni i tifozëve në stadium

Futboll

Himni i tifozëve në stadium

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:24
Himni i tifozëve në stadium

Tifozët e Barcelonës nuk do të jenë të pranishëm në stadium, por Barcelona kërkon që t’i bëjë protagonistë ata duke nisur një iniciativë shumë interesante.

Katalanasit kanë kërkuar nga tifozët në rrjetet sociale që të këndojnë himnin dhe ta dërgojnë atë në profilet zyrtare të klubit dhe në këtë mënyrë do të bëhet një kolazh me zërat e tifozëve për t’u luajtur përpara çdo ndeshjeje që katalanasit do të zhvillojnë në stadiumin “Camp Nou”.

Interesimi i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ata kanë mbushur rrjetet sociale me postime dhe video ku këndojnë himnin e Barcelonës. Pavarësisht se Barcelona nuk do t’i rimbursojë tifozët, këta të fundit kanë vendosur që ta mbështesin skuadrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat