Që nga viti 2018, në kohën e të ndjerit Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së atëkohë dhe në kohën e Agim Ademit, kryetar i FFK-së, klubi i futbollit Cërvena Zvezda e Beogradit, nuk ka mundur të futet më në Kosovë. Së fundi u ndal në vitin e kaluar dhe nuk u lejua që të futet në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë, Trepça fantome dhe Cërvena Zvezda. I pari Vokrri e ndaloi klubin beogradas, pastaj Ademi.
Zvezda disa herë në vitet e pasluftës u fut në Kosovë, madje deri në vitin 2017, duke luajtur kinse ndshje bamirëse në Graçanicë, afër Prishtinës. Paramendoni se sa herë u fut në Kosovë, një klub me lidhje të forta me kriminelët e luftës, a mos vallë aty ka qenë edhe krimineli kapiten Dragani?!
Se Cërvena Zvezda dhe krerët e saj kanë lidhje të forta me kriminelët e luftës e dëshmon edhe foto e fundit, ku shihet drejtori i përgjithshëm Zvezdan Terziq dhe presidenti i nderit të Zvezdës, dhelpra dinake Dragan Xhajiçi, duke ia dhuruar fanellën e klubit kapitenit Dragan, kriminelit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.
Klubi më i urryer në Ballkan, është thënë disa herë se është krah i fortë i kriminelëve dhe kjo u dëshmua edhe së fundi. Dragan Vasiljkoviq, është edhe në muralen e stadiumit të Zvezdës.
Kriminelët Shesheli dhe kapiten Dragani gjatë luftës në vitet e 90-ta
“Kështu, në vend të mbiemrit, Vasiljkoviq ishte shkruar "Kapiteni Dragan me numrin 1 në shpinë”, shkruajnë mediumet serbe.