Bale larg Realit

Futboll

Bale larg Realit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 16:51
Bale larg Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, nuk do të rikthehet në Premier League dhe mund të mbyllë karrierën e tij në Spanjë. Agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, ka folur për të ardhmen e lojtarit dhe ka theksuar se sulmuesi mund të mbyllë karrierën në Spanjë.

Bale ka patur shumë kërkesa, ndërsa në sezonin e kaluar u kërkua me ngulm nga ekipi kinez i Jiangsu Suning, por marrëveshja nuk u arrit. Kontaktet ranë poshtë dhe Bale nuk la ekipin madrilen.

“Bale ka një stil jetese shumë të lezetshëm.

Nuk e kuptoj se pse mund të mos e mendoj largimin e mundshëm nga Real Madridi. Të kthehet në Premier League do të ishte fantastike, një gjë e madhe. Nuk mendoj se e do diçka të tillë në këto momente. Ai është i lumtur të luajë te Reali”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat