“James duhet të ketë durim, Zidane e respekton”

Futboll

“James duhet të ketë durim, Zidane e respekton”

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 17:48
“James duhet të ketë durim, Zidane e respekton”

Carlos ka kërkuar nga James që të vazhdojë të ketë durim dhe të punojë, “koha e tij do të vijë”.

Legjenda e Los Blancos, Roberto Carlos, urgjentisht ka kërkuar nga James Rodriguez të jetë i durueshëm në Real Madrid, teksa ka siguruar kolumbianin se Zinedine Zidane “ka shumë respekt për të” edhe pse nuk po i jep shumë minuta.

Carlos tha për BLU Radio: “Zidane ka shumë respekt për Jamesin”.

“Ai bën shumë rrotacione dhe kurdo që James inkuadrohet gjithmonë bën punë të mirë”.

“Më e rëndësishmja tani është që të vazhdojë të stërvitet siç ka bërë”.

“Fansat e duan atë dhe të them të drejtën edhe unë e kam për zemër. Kurdo që e takoj, e përqafoj fort. Ai ka bërë kaq shumë për klubin dhe edhe më shumë për vendin e tij”, shtoi mes tjerash Carlos. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat