Paçarada në festë, triumfojnë në Furth

Futboll

Paçarada në festë, triumfojnë në Furth

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:24
Paçarada në festë, triumfojnë në Furth

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka një mijë e një arsye që të festojë me shokë triumfin e madh në Furth. 
Skuadra e Sandhausenit triumfoi me rezultat 2:1 kundër Greuther Furth, në takimin e javës së 30-të.

Sandhausen importon tri pikë domethënëse, duke u ngritur në vend të tetë me 38 pikë, një më shumë se Greuther Furth që zë pozitën e nëntë dhe pothuajse edhe e kanë të siguruar ekzistencën në Bundesliga II. 
Sandhausen ka një takim më tepër e 9 pikë më shumë se skuadra Karlsruher që renditet në vend të 16-të, pozitë që shpie në play-aut.

Një epërsi komode për Sandhausenin dhe që iu jep qetësi për në vazhdim të kampionatit, ku kanë mbetur edhe katër takime apo edhe 12 pikë të mundshme.  

Paçarada me shokë dhanë maksimumin dhe ia dolën ta mposhtin një rival shumë të fortë. 
Në 45 minutat e parë gjithçka ishte qartë kur avancuan me 0:2 me golat e  futbollistëve Behrens (15’-nga penalltia) e Biada (39’).

Në minutën e 71-të, vendasit ngushtuan humbje në 1:2 me golin e Keita-Ruel.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, si gjithmonë standardë, me angazhim e lojë shumë të mirë, iu dha zemër bashkëlojtarëve. Paçarada kreu detyrat e parashtruara me plotë sukses, duke i dhënë siguri repartit të mbrojtjes së skuadrës së tij dhe ia dolën të kthehen me pikë të plota, me pikët më të rëndësishme të sezonit.  

Kjo është fitorja e tretë rresht në kampionat dhe kanë vetëm një humbje pas rikthimit në gara pas pandemisë Covid 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat