Mertens refuzon Chelsean, do të nënshkruajë me Napoli

Futboll

Mertens refuzon Chelsean, do të nënshkruajë me Napoli

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 20:33
Dries Mertens

Dries Mertens ka ndryshuar mendje.

Ylli belg i Napoli, nuk do të largohet nga skuadra e tij gjatë merkatos së verës, përkundër shumë zërave që e shihnin larg ‘San Paolo’.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Mertens ka refuzuar mundësinë e kalimit te Chelsea.

Lojtari do të nënshkruajë kontratën e re me Napoli, dhe kjo pritet të ndodhë gjatë javës tjetër.

Mertens ishte në mesin e lojtarëve më të përfolur së fundmi, me emrin e tij që lidhej edhe me Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat