Barcelona refuzoi 100 milionë euro për këtë lojtar

Futboll

Barcelona refuzoi 100 milionë euro për këtë lojtar

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 11:17
Bartomeu

Klubi blaugrana ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 100 milionë euro për yllin e ri spanjoll, Ansu Fati.

Lajmin e bën të ditur e përditëshmja spanjolle “SPORT”, e cila shprehet se bordi ekzekutiv në krye me Bartomeun refuzuan këtë ofertë nga një klub që nuk është bërë publik emri.

“Barcelona i beson Fatit dhe llogarit në shërbimet e tij për vitet në vijim. Ai është produkt i akademisë dhe pritet të jetë zëvendësim i Messit kur ky të vendos të pensionohet nga futbolli”.

Por, Barca ka vendosur që në afatin kalimtar të verës të vendos edhe francezin Ousmana Dembele.

Një vendim i tillë do ti kumtohet agjentit të lojtarit në fillim të muajit gusht.

Lajme të mira ndërkohë vinë nga doktorët e klubit, ku sipas tyre Lionel Messi pritet të jetë i gatshëm për sfidën hapëse të La Ligës që nga pezullimi si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Barcelona luan si mysafir i Mallorcas të shtunen e ardhshme me 13 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat