Bayerni fiton bindshëm, shumë afër titullit të ri

Futboll

Bayerni fiton bindshëm, shumë afër titullit të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:49
Bayerni fiton bindshëm, shumë afër titullit të ri

(E plotësuar) - Skuadra e Bayernit nga Munihut me lehtësi triumfoi në Lverkusen me rezultat 4:2 kundër Bayerit, në takimin e javës së 30-të. 

Vendasit herët udhëhoqën me rezultat 1:0  në minutën e 10-të dhe dukej se gjithçka po shkon mirë, por mysafirët u këndellën përveç që barazuan e kaluan në epërsi edhe thelluan fitoren.

Bayerni pothuajse është kampion i ri në Gjermani, skuadër që katër javë pa ra perdja e kampionatit ka nëntë pikë më shumë se pozita e dytë Dortmundi.

Për Bayernin shënuan Coman (27'), Goretzka (42'), Gnabry (45'), Lewandowski (66’)  dhe për Bayer Leverkusenin Alario (10') e Wirtz (89’).

Bayerni kryeson me 70 pikë, ndërsa Leverkusen është në vend të pestë me 56 sosh.
 

Levandowski e thellon epërsinë në 1:4.

Goretzka shënon për 1:2 në minutën e 42-të dhe Gnabry në atë të 45-tën për 1:3. 

Bayerni barazon 1:1 me golin Coman në minutën e 28-të.

Skuadra e Bayer Leverkusenit po udhëheq me rezuëtat 1:0 ndaj kampionit në fuqi dhe liderit të Bundesliga I, Bayern Munihut, në takimin e javës së 30-të.

Në minutën e 10-të,  Lucas Alario  shënon për 1:0.

Leverkusen synon tri pikë që i duhen si asnjëherë m parë.

Bayerni kërkon pikë të plota që e ofron të titulli i kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat