Arsenal dhe Wolverhampton në garë për Rugani

Futboll

Arsenal dhe Wolverhampton në garë për Rugani

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:40

Dy skuadra të Premierligës do të garojnë për mbrojtësin e Juventus.

Arsenal dhe Wolverhampton Wanderers do të zhvillojnë një garë interesante në merkato, për kartonin e mbrojtësit italian, Rugani.

Mikel Arteta synon që të afrojë edhe një mbrojtës në radhët e ‘Gunners’, pasi skuadra e tij pati telashe me mbrojtjen gjatë këtij sezoni.

Rugani me mungesën e minutave te Juve, shihet si një nga opsionet për londinezët.

Konkurrencë do të bëjë skuadra e Wolves, e cila në edicionet e fundit ka luajtur në Evropë dhe mund të jetë opsion atraktiv për lojtarin.

Rugani ka qenë i prekur nga koronavirusi, madje ishte në mesin e lojtarëve të parë në Serie A që doli pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat