Islami operohet me sukses, premton rikthim të shpejtë në fushë

Futboll

Islami operohet me sukses, premton rikthim të shpejtë në fushë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:21
Përparim Islami

Përparim Islami ka përfunduar intervenimin kirurgjik në ligamentet e këmbës së djathtë, pasi që ishte lënduar ditë më parë në duelin gjysmëfinal të DigitAlb Kupës përballë Ballkanit në Suharekë.

Islami është futur në operim këtë të shtunë, derisa me sukses i’a ka dalur ta përfundojë edhe këtë sfidë.

Informacionin e ka konfirmuar vetë futbollisti i Feronikelit, i cili ka shkruar se tashmë do të mbledh forcat për të filluar fazën e rikuperimit.

“Sapo mbarova operacionin dhe çdo gjë shkoj mirë, faleminderit Zotit!

Tani fillon pjesa më e vë shtirë e rikuperimit… Edhe duhet shumë shumë punë . Sigurisht mua nuk më mungon puna dhe vullneti për të punuar, sepse çdo gjë që kam arritur deri sot e kam arritur me punë, me djersë edhe sakrificë. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin që keni treguar për mua, ju dua shum. Së shpejti jam gati”, ka shkruar Islami.

Islami është pjesë e Klubit Futbollistik “Feronikeli” që dy sezona e gjysmë, derisa më parë ishte pjesë e KF Trepça ’89, Hajvalisë, Dritës, Prishtinë dhe Hysit.

Ai ishte pjesë e formacionit të vitit 2019 në Superligën e Kosovës të përzgjedhur nga trajnerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat