Feronikeli i Tovërlanit me pikë të plota

Futboll

Feronikeli i Tovërlanit me pikë të plota

Nga: K. Goca Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Feronikelit nga Drenasi arkëton tri pikë të mëdha në elitën e futbollit të Kosovës. “Nikli” me sukses i kthehet garave pas pushimit më shumë se 2 muaj e gjysmë për shkak të pandemisë Covid 19. 

Feronikeli ngadhënjeu me rezultat 3:1 kundër Vushtrrisë.
Djelmoshat e kryetrajnerit Afrim Tovërlani treguan lojë të mirë dhe morën tri pikë domethënëse. 

Vendasit për 16 minuta shënuan dy herë! Së pari Van-Dave Harmon në minutën e 9-t dhe pastaj Mevlan Zeka me kokë realizon në atë të 16-tën. 

Në fund të pjesës së parë mysafirët ngushtuan rezultatin në 2:1 me golin e Valmir Azemit që realizoi nga gjuajtja e lirë. 
Në pjesën e dytë vendasit thellojnë fitoren me 3:1 duke iu falënderuar edhe golit të bukur të Lapidar Lladrovcit në minutën e 70-të.

Pas 23 jave Feronikeli renditet në vend të pestë me 37 pikë aq sa ka edhe Llapi një pozitë me poshtë, ka 9 pikë me pak se lideri i ri Drita dhe Vushtrria është në vend të 11-të me 16 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat