Mbappe tallet me yllin e PSG-së: Mos shko, do të t’i dhuroj disa këpucë

Futboll

Mbappe tallet me yllin e PSG-së: Mos shko, do të t’i dhuroj disa këpucë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 23:47
Adil Aouchiche

Kylian Mbappe e ka bërë një tentim të fundit për ta mbajtur yllin e talentuar, Adil Aouchiche, në Paris Saint-Germain, madje duke ia premtuar atij një palë këpucë nëse nuk largohet nga Parc des Princes.

Adil Aouchiche, 17-vjeçar, vlerësohet si njëri ndër lojtarët më të talentuar në Paris Saint-Germain. Ai debutoi për ekipin e parë në disfatën me rezultat 2:0 ndaj Metz në gusht të vitit 2019.

Megjithatë, mesfushori nuk ka nënshkruar ende kontratë profesioniste me PSG-në dhe pritet të largohet nga Parc des Princes sapo të hapet afati kalimtar në Francë të hënën.

Goal raporton se Auchiche bëri teste mjekësore në Saint-Etienne në maj dhe, përkundër shpresave të PSG-së, ai duket se dëshiron të shkojë te ndonjë skuadër ku do të ketë më shumë mundësi të luajë për ekipin e parë.

Arsenali gjithashtu raportohet se është interesuar për të, si dhe kampioni i Serisë A Juventusi.  Topçinjtë e Londrës thuhet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit, mirëpo nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare ende.

Por, Mbappe ende shpreson se Aouchiche do të nënshkruajë kontratë me parisienët dhe madje tentoi edhe ta bindë atë duke ia ofruar një palë këpucë.

“Nënshkruaje kontratën! Mund të të ofrojë më shumë palë këpucësh”, komentoi Mbappe në një fotografi të bashkëlojtarit të tij në Instagram.

Adoleshenti iu përgjigj atij me ton shakaje, duke shkruar: “Nuk të besoj më. Më ke borxh shumë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat