Barca nis bisedimet me Messi dhe Ter Stegen

Futboll

Barca nis bisedimet me Messi dhe Ter Stegen

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 08:17
Barca nis bisedimet me Messi dhe Ter Stegen

Barcelona ka nisur bisedimet me dy lojtarët kryesorë të skuadrës.

Lionel Messi dhe Marc Andre ter Stegen do të kenë gati ofertat për kontratën e re, brenda javës së ardhshme.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, dy lojtarët tashmë kanë hapur negociatat për rinovimin e kontratës.

Kontrata e Messi skadon në vitin 2021, derisa portieri ka kontratë deri në verën e ardhshme.

Skuadra katalane është e vendosur që të vazhdojë qëndrimin e dyshes, kurse në planet për rinovim është edhe Ansu Fati.

Ter Stegen ka nisur bisedimet me katalanët tash e një kohë të gjatë, por paga e tij ishte ajo që hapte telashe.

Mbetet të shihet se si do të mbyllen negociatat Barca-Messi-Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat