Gazetari italian i shtron rrugën Marash Kumbullës

Futboll

Gazetari italian i shtron rrugën Marash Kumbullës

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 14:35
Gazetari italian i shtron rrugën Marash Kumbullës

Juventus apo Inter? Kjo është dilema e madhe që është ngritur në mediat italiane sa i përket Marash Kumbullës. Versione të ndryshme kanë dalë deri tani, por një gjë është e sigurtë, lojtari kuqezi do të bëjë një hap të madh në karrierë.

Ndërkohë gazetari italian, Marko Buciantini, i ka shtruar rrugën Kumbullës duke u shprehur se ky mbrojtës është gati për të shkuar te Interi. Këtë duke e lidhur me skemën e përbashkët që përdorë Verona dhe Interi, duke e pasur më të lehtë për përshtatjen në skemë.

“Kumbulla është lojtar shumë i mirë, Kumbulla është duke luajtur në një ekip që është për “Europa League”. Verona është duke luajtur me skemën 3-5-2, në të njëjtën mënyrë si Antonio Conte, me shumë dinamizëm.

Kumbulla është shumë i fortë, pavarësisht ekipit që do e blejë, do të bëjë një investim të madh”, u shpreh Buciantini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat