Messi habit Barcelonën

Futboll

Messi habit Barcelonën

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 15:08
Messi habit Barcelonën

Buzëqesh Barcelona.

Pasi humbi dy seancat e fundit stërvitore për një kontraktim të lehtë të muskujve në këmbën e djathtë të tij, Lionel Messi u rikthye sot në terren, përkrah shokëve të skuadrës, duke vijuar përgatitjet. Kjo ndodh një javë para ndeshjes kundër Mallorca, në atë që do të jetë java e parë e La Liga-s pas ndërprerjes për shkak të Covid-19.

Në fund të fundit, optimizmi i djeshëm kishte filtruar nga klubi Blaugrana për kushtet e argjentinasit. Kjo e shtunë ka qartësuar gjithçka në këtë drejtim. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë i disponueshëm për trajnerin Setien në rifillimin e sezonit.

Ashtu si Messi, edhe Nelson Semedo bëri një punë specifike. Portugezi nuk duhet të rrezikojë për ndeshjen kundër Mallorca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat