Ja sa para fiton Partizani nëse AIK blen kartonin e Jasir Asanit

Futboll

Ja sa para fiton Partizani nëse AIK blen kartonin e Jasir Asanit

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 17:18
Ja sa para fiton Partizani nëse AIK blen kartonin e Jasir Asanit

AIK-u ka të drejtën e blerjes së kartonit të Jasir Asanit deri më 30 gusht dhe nëse binden nga paraqitjet e tij, do ta ushtrojnë këtë të drejtë sipas marrëveshjes fillestare të bërë me Partizanin në janar.

Nëse procesi ecën sipas parashikimeve, i bie që të kuqtë e kryeqytetit të përfitojnë rreth 400 mijë euro nga shitja e Asanit tek AIK Stokholm.

Kampionati suedez do të nisë edicionin e ri më 14 qershor, kështu që 25-vjeçari ka dy muaj e gjysmë kohë për të treguar veten dhe për të bindur klubin suedez që të ushtrojë të drejtën e blerjes.

Por kjo periudhë mund të hapë edhe ndonjë dritare të re transferimi për Asanin, pasi kampionati suedez është një reklamë shumë herë më e madhe se Kategoria Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat