“Timo Werner nuk është mjaftueshëm i mirë për të luajtur në Liverpool”

Futboll

“Timo Werner nuk është mjaftueshëm i mirë për të luajtur në Liverpool”

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 22:03
Timo Werner

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner nuk është mjaftushëm i mirë për Liverpoolin, sipas legjendës angleze, Robbie Fowler.

Emri i Timo Werner ishte lakuar shumë për një kalim te ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp, mirpo javën e kalume dolën lajmet se 24 vjeçari ka arritur marrëveshje me Chelsean.

“Kam dëgjuar shumë të flitet për Timo Werner mirpo unë nuk jam fans i tij” – shkroi ai në të përditshmen angleze “Mirror”.

“E kuptoj që Werner është lojtar i mirë dhe ka momente shumë të mira por unë bëjë pyetjen, a është ai mjaftushëm i mirë për këtë ekip të Liverpoolit? Sipas meje jo, nuk është”.

“Opinioni im do të testohet vitin e ardhshëm kur ai të luaj për Chelsean”.

“Kam parë shumë fansa të Liverpoolit të dëshpruar që ai nuk po vjen në “Anfield”, mirpo unë mendoj se është mbi-reagim. Timo Werner nuk është Marco Van Basten”.

Timo Werner ka shënuar 25 gola në 30 paraqitje për RB Leipzigun këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat