Dybala akoma duke u rikuperuar nga koronavirusi

Futboll

Dybala akoma duke u rikuperuar nga koronavirusi

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 08:05
Dybala

Paulo Dybala nuk është akoma i gatshëm 100%.

Ylli i Juventus, Dybala, ishte një nga lojtarët që vuajti më së shumti nga Covid-19.

Argjentinasi u përballë për disa javë radhazi, dhe bashkë me të, infektim kishte edhe e dashura e tij, duke vështirësuar kështu betejen.

Pak ditë para rifillimit të sezonit, Dybala ka dhënë disa komente lidhur me formën e tij, duke thënë se akoma nuk ndihet mjaftueshëm mirë.

“Unë kisha koronavirusin, por unë ndihem shumë më mirë tani”, ka thënë Dybala.

“Unë nuk jam akoma 100% i gatshëm, por jam mirë. Ne kemi filluar stërvitjet përsëri dhe futbolli po kthehet, së shpejti do të jemi të gatshëm të bëjmë atë që duam më shumë”, shtoi argjentinasi.

Juventus sfidën e parë do ta ketë kundër skuadrës së Milan, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat