Napoli shuan shpresat e Barcelonës dhe Real Madridit, nuk e shet futbollistin e kërkuar

Futboll

Napoli shuan shpresat e Barcelonës dhe Real Madridit, nuk e shet futbollistin e kërkuar

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:49
Cristiano Giuntoli

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli ka thënë që futbollisti i tyre Fabian Ruiz nuk është në treg edhe pse po kërkohet nga Barcelona dhe Real Madridi.

Mesfushori u transferua te Napoli nga Real Betisi për 30 milionë euro, duke arritur të bëjë paraqitje të mira me skuadrën italiane dhe të marrë vëmendjen e shumë klubeve.

Real Madridi dhe Barcelona ishin dy nga skuadrat që dëshironin transferimin e Ruizit.

“Fabian i ka edhe tri vite në kontratën e tij dhe ne do të flasim për rinovim vitin e ardhshëm”, ka thënë drejtori i skuadrës italiane.

Fabian arriti që të shënojë 3 gola dhe të bëjë 2 asistime në 32 ndeshje të luajtura këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat