PSG vendos për mos rinovimin e kontratës të Thiago Silva, rikthimi në Serie A mbetet i mundshëm

Futboll

PSG vendos për mos rinovimin e kontratës të Thiago Silva, rikthimi në Serie A mbetet i mundshëm

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:49
Thiago Silva

Paris Saint-Germain nuk do t’i ofrojë Thiago Silvas një marrëveshje të re, pretendon një raport, i cili mund t’i hap derën Milanit për të siguruar një ribashkim.

Braziliani është në një kontratë e cila skadon më 30 qershor, dhe ka pasur spekulime të ndryshme lidhur me atë nëse atij do t’i ofrohet një marrëveshje e re për të qëndruar në kryeqytetin francez apo jo.

Për më tepër, ka pasur gjithashtu raporte që Milani po konsideron një veprim për të firmosur përsëri me 35-vjeçarin tetë vjet pasi ai u nis për në PSG.

Sipas L’Equipe, PSG ka marrë vendimin përfundimtar që të mos i ofrojë veteranit një marrëveshje të re, do të thotë se ai është i lirë të gjejë një klub të ri përpara sezonit të ardhshëm.

Ish-qendërmbrojtësi i Fluminese po synon një kontratë të fundit në Evropë përpara se të mendonte për një rikthim në Brazil, me Milanin të përmendur posaçërisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat