Legjenda franceze shkatërron Silvan

Futboll

Legjenda franceze shkatërron Silvan

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 16:25
Legjenda franceze shkatërron Silvan

Thiago Silva është një futbollist i lirë pasi PSG zyrtarisht nuk do të rinovojë kontratën e futbollistit. Për disa tifozë një humbje e madhe pasi largohet me parametra zero, po për Jerome Rothen, flamurin e Monacos dhe PSG, duhet parë si ditë feste, në mënyrë alegorike.

“Largimi i Thiago Silva ka një kuptim. Bëri atë që klubi pritste prej kohësh për të, problemi është se gjatë rrugëtimit të tij ka pasur falimentime dhe shuplaka të marra… Dhe je përgjegjës, si kapiten i ekipit, me një dhomë zhveshjesh për të udhëhequr dhe rrogë të madhe”.

“Nuk ka qenë kurrë Ramos apo Van Dijk, diku tjetër nuk do të kishte marrë kurrë paratë që fitoi në Paris. Eshtë një futbollist i madh por ka limite në nivel mendor. Kur e paguan një futbollist kaq shumë, pret që të transformojë edhe të tjerët përkrah tij. Të ishte për mua i hapja derën që tani, duke kursyer dy muaj rrogë…

Qau gjithë vitin për rinovimin dhe tani ishte i pari që vuri veto për mosuljen e rrogës në kohë pandemie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat