Kupa e Italisë ndryshon rregullat

Futboll

Kupa e Italisë ndryshon rregullat

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 17:01
Kupa e Italisë ndryshon rregullat

Futbolli italian do të kthehet të premten dhe të shtunën me dy gjysmëfinalet e kthimit Juventus-Milan dhe Napoli-Inter.

Siç ka bërë të ditur La Stampa, ndeshjet do të hapen me një kujtim për viktimat e Covid-19 dhe për mjekët që kanë luftuar në vijë të parë kundër pandemisë.

Gjithashtu, e përditshmja italiane ka zbuluar se dy gjysmëfinalet dhe finalja nuk do të kenë kohë shtesë, nëse rezultati do ta kërkonte një gjë të tillë.
Në vend të kohës shtesë është vendosur që skuadrat të kalojnë menjëherë te gjuajtja e penalltive, për të shmangur sforcimin fizik të lojtarëve që nuk luajnë prej tre muajsh.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat