Griezmann: Na presin 11 finale

Futboll

Griezmann: Na presin 11 finale

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:25
Griezmann: Na presin 11 finale

Sulmuesi francez është rikthyer nga ndërprerja e La Liga-s për shkak të koronavirusit me më shumë uri se kurrë. Griezmann është në një moment të shkëlqyeshëm fizik dhe, në një intervistë për mediat e klubit, pohon se dëshiron të jetë i rëndësishëm për Barcelonën: “Personalisht, ndërprerja e garave më erdhi në ndihmë, më duhej të pushoja. Prej pesë vitesh nuk kam pushuar aq shumë. Mendërisht dhe fizikisht jam mirë. Kam qenë në gjendje të shijoj ditët me familjen dhe tani jam në kulmin e formës.

Dua të jem i rëndësishëm për ekipin, në fushë dhe jashtë saj. Mezi pres ta shijoj sërish futbollin, t’i ndihmoj shokët e skuadrës. Objektivi është i qartë: t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Na presin 11 finale në kampionat.

Nuk kemi luajtur një ndeshje zyrtare prej një kohe të gjatë. Titulli i La Liga-s? Varet nga këmbët tona. Duhet të luajmë 11 ndeshje të mira dhe kështu do të jemi kampionë. Luis Suárez? Eshtë “9” ynë, i cili shënon më së shumti me Leon.

Ne e kishim humbur për disa kohë, tani gëzohemi shumë që e kemi sërish gati një lojtar të këtij niveli. Me siguri do të na ndihmojë. Futbolli pas Covid-19? Unë kam parë pak Bundesligën, që ka rifilluar. Festimet pa përqafime janë të çuditshme, por është mirë ta shikosh përsëri futbollin në fushë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat