Benzema feston rifillimin e La Liga-s

Futboll

Benzema feston rifillimin e La Liga-s

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 16:20
Benzema feston rifillimin e La Liga-s

Karim Benzema nuk kursehet dhe për të festuar rifillimin e La Liga-s i ka bërë vetes një super dhuratë: një Bugatti Chrion Noire Sports.

Sa ka kushtuar? “Vetëm” 2.5 milionë euro dhe mund t’i kalojë 400 kilometrat në orë. Një bishë e vërtetë për asfaltin që i shtohet koleksionit të pasur të sulmuesit të Real Madrid, i cili zotëron edhe një Ferrari, Audi dhe Lamborghini, për një park makinash që i kalon 6 milionë eurot.

“Gjithë bota ka dëshirë të rifillojë”, ka shkruar Benzema në Instagra, një shenjë që tregon se blerja është bërë për një fillim të ri pas coronavirusit.

Makina mund të arrijë nga 0 në 100 km/h në 2,5 sekonda dhe nga 0 në 300 km/h në më pak se 13,5 sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat