Real, në shtëpinë e armikut: Për ne nuk është problem

Futboll

Real, në shtëpinë e armikut: Për ne nuk është problem

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 21:54
Pérez

Kjo është hipoteza së cilës presidenti i Atletico Madrid, Henrique Cerezo, është i gatshëm t’i thotë “po”.

Numri një i Colchoneros, gjatë një takimi të zhvilluar me kryebashkiakun e Madridit, është shprehur i gatshëm të presë Los Blancos në Wanda Metropolitano.

Wanda Metropolitano, në dispozicion të Real-it? Askush të mos e vërë në dyshim se jemi në dispozicion të Real Madrid-it”, ka deklaruar Cerezo, sipas Marca-s.

Në këtë moment, në  fakt, Santiago Bernabeu po ristrukturohet dhe Los Blancos do t’i luajnë ndeshjet e La Liga-s në fushën Alfredo di Stefano, shtëpia e ekipit të dytë.

Në të kaluarën ka ndodhur një gjë e ngjashme, por në anën e kundërt, me Atletico Madrid që ka luajtur në Bernabeu në 1996-ën pasi Vicente Calderon po restaurohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat