Mourinho do të vë në shitje 4 futbollistë

Futboll

Mourinho do të vë në shitje 4 futbollistë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:57
Mourinho do të vë në shitje 4 futbollistë

Tottenham raportohet se do të largojë nga klubi katër futbollistë në mënyrë që të ketë mjaftueshëm para për transferimin e mesfushorit të Southampton, Pierre-Emile Hojbjerg.

Mourinho po synon që ta forcojë mesfushën e tij, andaj futbollisti i Southampton po konsiderohet si futbollisti i duhur për skuadrën e tij.

Kurse presidenti i klubit gjatë javës së kaluar kishte marrë hua 175 milionë euro në mënyrë që ta ndihmojë skuadrën pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia.

Andaj, Mourinho është duke synuar të sjellë futbollistë të ri në skuadër në formë huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat