Griezmann nuk i ‘frikësohet’ konkurrencës te Barcelona

Futboll

Griezmann nuk i ‘frikësohet’ konkurrencës te Barcelona

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:42
Griezmann

Sulmuesi i kombëtarës së Francës është deklaruar pas interesimit të klubit katalunas për përforcimet e verës të cilat fliten në media.

Ylli i Barcelonës nuk është në momentet më të mira të karrierës së tij, duke mos i plotësuar pritshmëritë e tifozëve të Barçës.

Spekulimet e fundit janë se Barcelona po tenton të transferojë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez dhe yllin e PSG, Neymar.

Griezmann u shpreh se është i vendosur të vazhdojë te kampioni aktual i Spanjës dhe të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit.

“Unë dua të jem pjesë e rëndësishme e skuadrës, brenda dhe jashtë fushës, të shijoj futbollin dhe të ndihmojë shokët e skuadrës të fitojnë secilën ndeshje” është shprehur Griezmann.

Po ashtu lojtari ka folur edhe për ndeshjen e ardhshme kundër Mallorcas.

“Kam pasur mundësi të pushojë, mendojë se ka më shumë se pesë vite që nuk kam pushuar kështu, prandaj mendojë se do të ketë efekt të mirë dhe jam gati për ndeshjen” tha në fund francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat