Sancho tërbon Dortmundin

Futboll

Sancho tërbon Dortmundin

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:18
Sancho tërbon Dortmundin

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka thënë se ylli i skuadrës, Jadon Sancho, është “i vështirë për t’u marrë me të”. Për një xhevahir të tillë me cilësi të jashtëzakonshme kanë shfaqur interes Manchester United dhe Chelsea, mes klubeve të tjera, përfshirë Real Madridin, por sjellja e mesfushorit anglez 20-vjeçar po fillon të bëhet shqetësim serioz. Klubi gjerman është detyruar ta ndëshkojë disa herë për sjelljet e tij joprofesionale.

Kjo rrethanë mund të hapte derën për Sancho, që të rikthehet në futbollin anglez. Manchester United e kishte konsideruar objektivin parësor për sezonin e ardhshëm, megjithëse çmimi i tij aktual i lartë, rreth 115 milionë euro, sipas “Daily Mail”, mund t’i ketë ndryshuar gjërat kohët e fundit. Ndoshta lodhja e klubit të Dortmundit me Sancho mund t’i ndryshojë rrethanat.

Gjoba e fundit për Sancho erdhi për shkak se mori një berber në shtëpi për t’u qethur, edhe pse kjo gjë ishte rreptësishjt e ndaluar në Gjermani prej pandemisë së Covid-19. Kjo “gafë” e radhës duket se e ka mbushur kupën. Federata Gjermane e Futbollit e gjobiti me 8.800 euro, vendim që lojtari e cilësoi si një “shaka pa kripë”. Të tilla shkelje disiplinore të Sancho janë të përsëritura. Aq shumë, sa drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc, ka sugjeruar që thënë se sjelljet e tij jashtë fushës po shpërqendrojnë ekipin:

“Sancho nuk është i lehtë për t’u menaxhuar. Si futbollist është i jashtëzakonshëm, e tregon sa vlen në fushë. Sidoqoftë, ndonjëherë, të merresh me të jashtë fushe nuk është e lehtë për ne”. Ky është sezoni i tretë i Sancho te Borussia Dortmund, klub me të cilin ka kontratë deri në qershor 2022. Në këtë sezon ka shënuar 17 gola në 28 ndeshje të Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat